Fitore e vështirë e Chelsea

Chelsea ka arritur ta mposhtë Stoke City me mjaft vështirësi në javën e pestë të Premier League.

Blutë nga Londra dominuan takimin,por fitorja e tyre ishte minimale 1-0.

Pjesa e parë ishte mjaft interesante,ku raste më të mira padyshim i kishte Stoke City.
Torres ishte i pari që pati rast,por nuk arriti ta godasë topin që përfundoi në duart e Begovic.
Pastaj rrezikuan mysafirët ku me kokë Walters goditi shtyllën.Pas tij rrezikoi Kightly i cili goditi me kokë,por Cech me ndihmën e Cahill larguan rrezikun.

Pjesa e dytë filloi mirë për skuadrën e Di Matteo që kërkoi penalti me Super Oscar që u ndëshkua me të verdhë për simulim.

Braziliani,Oscar ishte padyshim lojtari më i mirë te Chelsea duke rrezikuar shumë herë me goditje nga largësia.

Por edhe kësaj rradhe u nevojitë intervenimi i mbrojtësve për fitore,ku në minutën e 85 realizoi,A.Cole.

Me këtë fitore Chelsea do mbetet edhe më tutje lider me 13 pikë të tubuara. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button