Benzina më e lirë për 3.5 denarë

Komisioni rregullator për energjetikë vendosi që prej sonte në mesnatë çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS – 98 të zvogëlohen për 3.50 denarë për një litër.

Kështu çmimi i EUROSUPER BS-95 arrin 83 denarë, ndërsa i EUROSUPER BS-98 arrin 85 denarë për një litër. Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (VEL-1) zvogëlohen për 1.5 denarë për një litër. Çmimi i EURODIZEL (D-E V) arrin 72 denarë për një litër, ndërsa i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (VEL-1) do të arrijë 61 denarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button