Denari drejtë devalvimit?

Edhe përskaj asaj se Maqedonia është futur në recesion, ekspertët e çështjeve ekonomike, nuk besojnë se në periudhë të afërt mund të devalvojë valuta e denarit. 

Sami Bislimi, profesor i shkencave ekonomike në ‘Universitetin Fon’ është i mendimit se për momentin nuk ekziston hapsira për devalvim të denarit, ndërsa kjo nuk pwrjashtohet nga mundwsia qw të ndodh në të ardhmen.

“Tani për tani nuk besoj se do të ketë devalvim të valutës së denarit, mirëpo në të ardhmen nuk e përjashtoj këtë mundësi sepse fondet e tanishme nuk mundësojnë që ekonomia e vendit ta ruajë aftësinë pagesore të saj. Dhe nëpërmjet devalvimit të vlerës së valutës nacionale do të krijohen fonde plotësuese, do të bie fuqia blerëse e qytetarëve të vendit, do të zvogëlohet konsumi dhe në këtë mënyrë me fondet e krijuara do të mundësohet që të shlyhen një pjesë e obligimeve të vendit” thekson Bislimi.

Bislimi gjithashtu mendon se edhe nëse ndodh devalvimi i denarit ai nuk duhet të jetë më i lartë se 3 për qind.

“Unë jam protagonist për një devalvim kontinual mirëpo devalvim të kontrolluar deri në nivelin 3% sepse në atë mënyrë do të krijoheshin fonde financiare, që do të ishin në funksion të mbështetjes dhe rritjes ekonomike” tha më tej Bislimi.

Por, profesori i ekonomisë në UEJL Gafur Rexhepi, edhe pse nuk mendon se do të kemi devalvim të valutës së denarit, tha se duhet ta përcjellim situatën me seriozitet.

“Unë nuk besoj se do të ketë devalvim të denarit, mendoj se deri tani Maqedonia ka pasur kur së të mirë në sferën makro ekonomike, çdo herë ka pasur nota shumë pozitive, dhe nuk besoj se do të ketë devalvim të denarit. Por, normal që duhet të jemi të sinqertë dhe duhet gjithmonë ta përcjellim trendin e krizës e cila vec më ka filluar të reflektohet” tha Rexhepi.

Ndryshe, Maqedonia është futur në recesion pasi në gjashtë muajt e parë u konstatua se ka deficit të buxhetit madje për 131 milion eurosh./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button