Strugë, vazhdojnë investimet në infrastrukturë

Këto trotuare, ishin në gjendje të mjerueshme, për dallim nga disa të tjera rrugëve të Strugës, që janë shtruar me bekaton-pllaka kohë më parë.

Asfaltimi që u bë gjatë ditës së djeshme, ose më mirë të thuhet intervenimi në trotuare nga ndërmarrja “Beni-Trans”, është më shumë intervenim dhe sinjal  për paralajmërim të zgjedhjeve që po afrohen, nga vetë fakti se trotuari në anën tjetër të rrugës mbetet i pandryshuar- po në atë gjendje.

Nga ana tjetër, shumë rrugë kanë ngelë tashmë mbi 30 vite fare pa asfaltuar dhe pa infrastrukturim tjetër, pa kanalizim etj, edhe pse që me ndërtimin e objekteve të banimit është dashur të rregullohet infrastruktura dhe hortikultura e lagjes dhe objekteve, nga mjetet e paguara për komunalie etj. Në ato rrugë nuk ka as ndriçim rrugor, edhe pse mbi një çerek shekulli banorët e këtyre rrugëve paguajnë ndriçimin e rrugëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button