Adelina: Mami nuk më lë të zë të dashur

Ndonëse është në fokus të shumë meshkujve, si në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e diasporë, Adelina Tahiri është ende pa të dashur.

“Ndoshta ju duket jo reale dhe ju dukem si në kohën e vjetër, por për momentin nuk kam të dashur dhe nuk jam e dashuruar. Mamaja ime nuk më lë të zë të dashur”.

“Mendoj se asnjë mashkull nuk do të donte që të ketë pranë vetes një femër që jeton gjithmonë në lëvizje me valixhe në duar, e gatshme edhe për një tjetër koncert. Por asnjëherë nuk e kam humbur besimin në dashuri, pasi kjo gjë do më ndodhë besoj së shpejti, kur të vijë koha e vërtetë”, citon Panorama Plus fjalët e këngëtares.

Ajo gjatë gjithë kohës shihet në shoqëri të së ëmës, Teutës, për të cilën thotë se është mikja e saj më e mirë dhe se nuk i fsheh asgjë dhe pranon këshilla prej nga ajo./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button