Është tharë “pema e miqësisë” që mbollën Macron dhe Trump

Pema të cilën e mbollën së bashku në oborrin e Shtëpisë së Bardhë në shenjë miqësie presidentët e SHBA-së Donald Trump dhe ai i Francës, Emmanuel Macron është tharë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat franceze në raportin e tyre theksojnë se kjo ishte pema të cilën Macron dhe Trump e mbollën vitin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë dhe e cila ishte shenjë e miqësisë së tyre.

Macron në prill të vitit të kaluar qëndroi për vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe me këtë rast Trumpit i dhuroi një fidan të cilin e mbollën së bashku në prani të dy zonjave të para të të dyja vendeve.

Macron fidanin e solli nga malet në veri të Francës, ku gjatë Luftës së Parë Botërore humbën jetën mbi 2.000 ushtarë amerikanë.

Pema filloi të thahet pak kohë pasi u mboll, kështu që kopshtarët e Shtëpisë së Bardhë e morën dhe e transferuan në një karantinë por kurrë më nuk u kthye në vendin ku e mbollën Macron dhe Trump.

Një burim anonim pohon se fidani ishte tharë në karantinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button