Jonida Maliqi bashkëpunon me DJ Blunt & Real 1

Jonida Maliqi ka vendosur t’i kthehet muzikës pas pauzës që bëri qëkur solli në jetë djalin Dan (në fund të vitit 2011).

Këngëtarja po përgatitet që të rishfaqet në skenë me një hit, i cili do të jetë bashkëpunim me DJ Blunt & Real 1.

Projekti i Jonidës me artistët kosovarë pritet të lansohet së shpejti, ndërsa flitet për një videoklip të veçantë dhe risi për tregun e muzikës, pasi krijuesja e hitit “Njëri nga ata” do të bëjë këtë rikthim në një stil energjik dhe shumë ritmik.

Sipas medieve shqiptare, kënga është e krijuar nga DJ Blunt, ndërsa do të jetë e dedikuar për klube. 

Lajme të ngjashme

Back to top button