PDSH nxjerr Mexhit Dikën garrues në Dibër

Dega e PDSH në Dibër, në kuvendin e saj promovoi Mexhit Dikën kandidat për kryetar të Dibrës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Kthim i dinjitetit të dibranve paraqet kadidatura e Mexhit Dikës si dhe i këshilltarëve të PDSH-së për Kuvendin komunal në Dibër{ tha kryetari i e degës partiake Bashkim Sela, njofton gazeta Koha.

Për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, kandidati Mexhit Dika është shembull për një udhëheqës të suksesshëm, duke e dëshmuar veten në shumë ndërmarrje si inxhinier i makinerisë, por edhe si intelektual. Në paraqitjen e tij, lideri i PDSH-së foli edhe rreth situatës politike në vend.

“Ne pa u bërë bë zot i tokave tona, tokave të parëve tonë, nuk ka zgjidhe dhe perspektivë për Maqedoninë. Ne me siguri do të korrim fitore në Tetovë, Gostivar, Dibër si dhe qytete tjera tona, ku shqiptarët janë shumicë. Fitorja e platformës së PDSH-së, do t`u jep vullnet të plotë politik dhe do t`i çlirojë shqiptarët që ende janë në gjendje të mjerueshme si në Manastir, Ohër, Prespë, Kumanovë, Shkup e Veles”, ka thënëThaçi.

Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të dëshpërohen nga politika agresive e qeveritarëve maqedonas, sepse shqiptarët janë një komb që ka një perspektivë reale dhe të qartë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button