Sofje, sot do të mbahet mbledhja e parë e Komisionit ndërqeveritar RMV-Bullgari

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Nikolla DImitrov sot do të qëndrojë në Sofje të Bullgarisë për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit ndërqeveritar ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë, njofton Portalb.mk.

Mbledhja do të kryesohet nga Dimitrovi dhe nga homologia e tij, Ekaterina Zaharieva.

Mbledhja e Komisionit ndërqeveritar është detyrim që del nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë RMV –Bullgari, e nënshkruar në vitin 2017-të.

Me Marrëveshje parashihet edhe realizim i takimeve të homologëve të ministrive të Ekonomisë, të Mbrojtjes, të Vetëqeverisjes Lokale, të Arsimit dhe Shkencës dhe të Transportit dhe Lidhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button