Gruevski me premtime parazgjedhore, do të ris pagat dhe pensionet?

Kryeministri i Maqedonisë vazhdon me fushatën parazgjedhore, kësaj here ai ka paralajmëruar se do të rrit pagat dhe pensionet.

Ai premton se në mars të vitit të ardhshëm do të rriten madje për deri 7 për qind ndihmat sociale, pagat e administratorëve  dhe pensionistëve.

“Për 7 për qind nga marsi i vitit 2012 do të rriten edhe ndihmat sociale, për kategoritë relative të qytetarëve. Edhe pagat e administratës do të rriten në periudhë prëj një viti. Pensionet do të rriten për rreth 2 për qind. Në këtë moment mbetet vetëm një dilemë se a do të rriten pensionet për 5 për qind ose rritja lineare e harxhimeve për gjithë pensionistët në Maqedoni. Me këtë Maqedonia do të jetë një ndër vendet e rralla në Evropë e cila me këto kushte më të mira për rastet sociale dhe pensionistët” tha Gruevski.

Gruevski gjithashtu ka thënë se në vitin e ardhshëm nuk do të lejojë lëshim të administratës e as ulje të pagave, influenca do të jetë e ulët 2.5 për qind, subvencionet e bujqve, pensionet, sistemi bankar dhe denari do të jenë stabil./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button