Mjekët do të protestojnë nesër, në kohën e pauzës

Mjekët do të protestojnë nesër, por atë do ta bëjnë vetëm gjysmë ore, edhe atë gjatë kohës së pauzës.

Kjo është marrëveshja që është arritur mes ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov dhe  përfaqësuesve të sindikatës së shëndetësisë.

“Nuk kam qëllim me asgjë ta ndaloj protestën që është caktuar për nesër. Vlerësojë se protesta në mënyrën me të cilën është paralajmëruar do të realizojë të drejtën kushtetuese të sindikatave të manifestojnë pa kënaqësitë e tyre por vendime të caktuara” tha Todorov.

Ndryshe, nga Sindikata e shëndetësisë “Nënë Tereza”, mbeten me qëndrimin se bisedimet duhet të vazhdojnë në aspekt të të gjitha kërkesave, e ajo është : modifikimi i sistemit të pagesës, rritja e pagave dhe punësime të reja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button