Në mungesë te koncesinerëve, autostradat mbesin për vitin tjetër

Kryeministri Nikolla Gruevski sot para Komunitetit të biznesit deklaroi se pret që vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i një pjese të autostradave, në aksin rrugor Gostivar Kërçovë dhe Shkup-Bllacë. Qeveria deri më tani nuk arriti të sigurojë koncesionerë për këtë autostradë prandaj sipas Gruevskit, Qeveria ka bërë një plan rezervë.

“Qeveria nuk kishte mundësi të gjejë kompromis për ndërtimin e autostradave për shkak të numrit të vogël të automjeteve që mesatarisht lëvizin nëpër to dhe mosmiratimit të kredive nga bankat ndërkombëtare të koncensionerëve të interesuar.Prej atëherë kaluam në planin rezervë dhe momentalisht jemi të përqëndruar në dy punë, përgatitje që të ofrohet koncesion i dy akseve të reja rrugore për autostradë për të cilat kemi sinjale se do të mund të marrim përkrahje” ka thënë Gruevski duke arsyetuar dështimin e Qeverisë.

“Këto janë aksi rrugor Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë. Për autostradat e tjera filluam bisedime për kredi dhe për gjetjen e mënyrave të tjera për financim”, tha Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button