BDI përdor eurointegimet si alibi për të qëndruar në Qeveri?

Mbledhja e fundit e Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe qëndrimi i dalë nga aty se vazhdojnë të mbeten të orientuar në agjendën evropiane, për ekspertët e çështjeve politike nuk paraqet diçka të re, madje politika e kësaj partie sipas tyre, të qëndrojë në Qeveri edhe me kushtin e nëncmimit flet qartë se ata merren vetëm me vetën e jo edhe me të mirën e përgjithshme.

Analisti politik Alajdin Demiri potencon se politika e partisë shqiptare në pushtet është e pakuptimtë.

“Politika e saj që me çdo kusht me çdo mjet të ri në Qeveri edhe kur janë të nënçmuar dhe të përzënë në mënyrën siç e bën Gruevski dhe VMRO-ja kohëve të fundit është e pa kuptimtë. Këta mundohen tani se janë paqeruajtës dhe pozitiv por kjo nuk është politikë me të cilën duhet të veprojë një parti politike posaçërisht ajo etnike se ulja e kurrizit deri në këtë shkallë tash më paraqet servilizëm, në të cilin servilizëm është e pa kuptimtë politika” tha Demiri.

Demiri më tej thotë se “me rëndësi është se këta nuk kanë të drejtë legjitime dhe nuk kanë dalë në zgjedhje për këtë politikë por kanë dalë në zgjedhje dhe i kanë fituar zgjedhjet për një situatë tjetër. Pra ruajtja e një serviliteti dhe stabiliteti është shumë i dëmshëm dhe shumë i keq a në të vërtetë atë edhe strategjikisht janë duke gabuar se do të jenë të përjashtuar nga qeveria dhe atë përjashtim ata do të mundohen ta tregojnë si triumfalizëm të vetin se janë aq këmbëngulës, dhe kjo tregon atë dyfytyrësinë e politikës që e bën BDI” u shpreh Demiri.

Nga ana tjetër, analisti Edmond Ademi, është i mendimit se me daljen e BDI-së nga Qeveria do të përshpejtohet antarësimi i vendit në BE.

“Kjo ishte një mbledhje e radhës e BDI-së ku gjoja se do të vendosin se a do të dalin ose s’do të dalin, edhe pse rezultati edhe para se të filloj mbledhja ishte i qartë se BDI nuk do të del nga ajo qeveri dhe nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë as e fundit që ata organizojnë mbledhja se gjoja do të dalin ose nuk do të dalin. Sa i takon se sa rrezikon dalja nga qeveria në procesin euro integrues të Maqedonisë, mendoj se aspak hiç, aq më tepër e kundërta, me daljen e tyre nga qeveria do të përshpejtohet ky proces. Thjesht merren me vetveten tanë kohën, nëse shihet historiati i aktiviteteve politike në drejtim të asaj që është duke bërë BDI asnjë gjë nuk ndodh në aspektin e përgjithshëm” tha Ademi.

Por zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, thotë se Qeveria është e shqiptarëve dhe se duhet të hiqet nga fjalori fjala të dalë partia shqiptare nga Qeveria, duke mos përjashtuar rënien e qeverisë.

“Ne kemi thënë se nuk parapëlqejmë që të përdoret fjala dalje prej qeverie çdo herë për partitë shqiptare. Ajo është qëndrim se shqiptarët janë qytetarë të rendit të dytë dhe çdo herë janë ata të cilët duhet të dalin ose të hyjnë në qeveri ndërsa partitë maqedonase  është patjetër të jenë pjesë e qeverisë. Ajo i bie se kjo qeveri  nuk është e shqiptarëve, prandaj mendoj se duhet të hiqet nga fjalori dalja gjithmonë e partive politike shqiptare nga Qeveria. Qeveria mund të bie ose mos të bie. Kurse sa i takon rrugës drejtë integrimit institucionet stabile janë të rëndësishme për realizimin e reformave që janë të patjetërsueshme për integrim” tha për Portalb Bujar Osmani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button