Burhan Izairi kandidat i PDSH-së për Kryetar të komunës së Bogovinës

Partia Demokratike Shqiptare Dega – Bogovinë mbajti Kuvend zgjedhor në të cilin Burhan Izairi u zgjodh kandidati i PDSH-së për Kryetar të komunës së Bogovinës që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

“Ky është vendi jonë, këtu jetojmë ne. Por ky vend ka shumë halle dhe shumë nevoja. Komuna jonë ka nevojë për ndryshime, por ndryshimet nuk vijnë vetvetiu, për këtë duhet angazhim, duhet vullnet, duhet sakrificë… ta bëjmë bashkërisht këtë, të punojmë dhe të zgjedhim problemet. Do të bashkëbisedojmë me të gjithë: me mësues e me nxënës, me profesor e me student, me bujk e me biznesmenë, me të punësuar e të papunësuar, do ti dëgjojmë hallet dhe problemet e tyre. Gjithashtu do të shfrytëzojmë edhe sugjerimet e tyre që bashkërisht të ofrojmë zgjidhje të pranueshme, zgjidhje të vërtetë për të gjitha problemet, qofshin ato infrastrukturore, kushtet jetësore, problemet e papunësisë, tatimit të lartë, ndërtimit të shkollave etj. Për të gjitha këto do të flasim bashkërisht në takimet tona” ka thënë Izairi.

Punimet e Kuvendit të degës së Bogovinës i përshëndeti Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, i cili tha:

“Këto janë 10 vjetët më të këqija që i kanë kaluar shqiptarët e Maqedonisë prej vitit 2001 e deri tash. Sot ka shumë fakte, argumente që tregojnë se shqiptarët janë shumë keq, më keq se asnjëher më parë. Këta që janë në qeveri tashmë me gojë e me vesh pranojnë se kanë dështuar. Ju siguroj se kjo parti, platforma e kësaj partie, udhëheqësia e kësaj partie do ti fitojnë zgjedhjet cilado qofshin lokale apo parlamentare dhe që është më e rëndësishme ne jemi të përgatitur për të zgjidh problemin e shqiptarëve në Maqedoni, si  në aspektin teorik, si në aspektin e përgatitjes politike që e kemi po edhe përgatitjes profesionale të njerëzve të cilat i kandidojmë para jush” ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se maqedonasit duhet të jenë të sigurt, sidomos Qeveria se harxhojnë kot energji, harxhojnë kotë mund, nuk ka shanca ti gjunjëzojnë shqiptarët.

 “Vetëm do të gjunjëzojnë veten, do të shkatërrojnë popullin e vet dhe do ta shkatërrojnë këtë shtet” ka thënë Thaçi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button