Gostivar,pronari i diskotekës Eldorado rrihet me 5 persona

Mbrëmë rreth orës 03.20 në Gostivar, para hyrjes së diskotekës Eldorado, personat  A.J. (1988) , M.B (1986), E.M (1988) , M.H (1992) të katër nga fshati Çajle dhe E.F (1990) nga fshati Debreshë janë rrahur nga pronari i diskotekës I.E (1973) nga Gostivari pas një zënke me të. 

Pronari së bashku me sigurimin e diskotekës duke i shqelmuar nëpër trup personat në fjalë u kanë shkaktuar atyre lëndime të dukshme në turp dhe fytyrë. Policia e Gostivarit kanë dalë në vendngjarje por personat nuk janë ndalur duke u rrahur kështu që policia ka shtyer katër herë në ajër me armë zjarri në shenjë paralajmërimi. 

Personat e lartpërmendur janë dërguar në stacionin policor në Gostivar. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button