BE nuk ka ndërmend të importojë brenda problemet e Maqedonisë

Euro-komisari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle i cili bëri me dije se është koncept shumë i rrezikshëm të besohet se mund Maqedonia të hap bisedimet për anëtarësim pa zgjidhur çështjen e emrit, thotë se Bashkimi Evropian do anëtarë të rinj, por nuk do që problemet e tyre të importohen brenda saj.

“Principi i raporteve të mira ndër-fqinjësore është një nga kriteret themelore të Kopenhagës. Dhe kjo është kërkesë kyçe për secilin që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Qëllimi është shumë i pastër këtu, BE dëshiron anëtarë të rinj, por nuk do që problemet e tyre të importohen në këtë Bashkësi.  Në rastin me Shkupin dhe raundin e tretë të Dialogut në Nivel të Lartë, kjo ishte hera e parë që t’i drejtohemi këtij kriteri të rëndësishëm. Kjo ka të bëjë, nënkuptohet, lidhur me kontestin e emrit me Greqinë, por ashtu siç thashë, duhet të bëhen përpjekje për t’u përmirësuar raportet me të gjithë fqinjët e tjerë” ka thënë Fyle në intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se është naivitet të besohet se Maqedonia do të fillojë bisedimet pa e zgjidhur çështjen e emrit .Lidhur me krizën qeveritare, Fyle thotë se nëse ndodhin zgjedhjet do të humbet dinamika e vendind kundrejt BE-së.

“Nëse vërtet shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare kam frikë se kjo dinamikë do të humbet dhe me të dhe një kohë e pacaktuar. Unë jam ai që është qartë i interesuar për atë Qeveria të punojë dhe partnerët e koalicionit të punojnë në mënyrë që do t’i besojnë njëri-tjetrit, të ketë transparencë dhe t’i kapitalizojnë rezultatet nga Dialogu në Nivel të Lartë. Jo sepse është i mirë për ta, por sepse është mirë për shtetin, për qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Fyle.

“Nuk dua të prejudikoj  çka do të ndodh në dhjetor, sepse do ti zvogëlojë pritjet këtu. Anëtaret e Unionit janë të qartë se cila është pozita e tyre në lidhje me çështjen e emrit dhe se çka duhet të bëhet në këtë aspekt.  Ne ende nuk i kemi bërë hapat e parë, ne ende nuk e kemi sjellë Raportin për përparimin e vendin, e aty është porosia e rëndësishme. Unë pres që Bashkimi Evropian në dhjetor do të veprojë sipas atij raporti, unë shpresoj se do ti marrin parasysh elementet pozitive që i sjell dialogu në nivel të lartë”i ka thënë Radios Evropa e Lirë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button