Ivanov në Amerikë: synojmë Evropën

Presidenti Gjorge Ivanov në kuadër të vizitës së tij në SHBA takoi përfaqësues të diasporës maqedonase dhe politikanë amerikanë.

“Dëshira për një Maqedoni evropiane dhe euroatlantike i bashkon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, por dhe vëllezërit dhe motrat tona nga e gjithë bota. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të realizojmë ëndrrën e paraardhësve tanë për liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor. Le të bashkohemi rreth motos – çfarë Maqedonie do të krijojmë, të tillë do ta kemi. Ndërsa ne duam një Maqedoni të pasur, të përparuar, evropiane dhe prosperuese”, ka deklaruar Ivanov i cili do të merr pjesë në fillimin e punimeve të sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ndërkaq, kongresmeni amerikan dhe lobisti për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Bil Paskrel, i ka dhënë mbështetje pozicionit të Shkupit zyrtar lidhur me emrin, duke theksuar se “askush nuk ka të drejtë, përfshi dhe ne (SHBA) dhe Kombet e Bashkuara, t’ju thonë se si duhet të quheni”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button