Zbulohet këpuca që vetë ju çon në shtëpi

Falë një transmetuesi GPS, të vendosur në të, këpuca elegante e këpucëtarit Dominic Wilcox e gjen me saktësi rrugën nga do të shkojë bartësi i saj. Dritat LED në maje të këpucës tregojnë se sa larg është caku dhe në çfarë drejtimi ndodhet ai.

Si frymëzim për këtë inovacion, këpucëtarit Wilcox i ka shërbyer një figurë e romanit “Magjistari nga Ozi”. Personazhi i këtij romani, Dorotea e vogël, së pari i “rrihte” këpucët, të cilat pastaj e çonin atë në shtëpi, transmeton albinfo.

 Pastaj, në bashkëpunim me një ekspert të teknologjisë dhe me ndihmën e një fabrike lokale, Wilcox e ka bërë realitet ëndrrën e tij.  

Ende nuk dihet se a do të ketë prodhim serik të këpucëve me GPS dhe nëse po, kur do të fillojë ai./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button