Humbi 70 kg, për t’u dukur si Angelina (Foto)

Britanikja Christina Staggs, nënë e tre fëmijëve, pasi solli në jetë fëmijët e saj e lëshoi veten duke shtuar shumë në peshë.

Ajo nuk kishte menduar seriozisht për një dietë, derisa një kalimtare e rastit i kishte thënë se dukej si Angelina Jolie. Nga ai moment, ajo u bë e fiksuar pas idesë që të dukej si bukuroshja hollivudiane.

Christina e filloi dietën në prill të vitit 2010 dhe deri në gusht në të këtij viti ka humbur 70 kilogramë.

“Duhet të pranoj se asnjëherë më parë nuk e kam shikuar ngjashmërinë me Angelinan, por pas bisedës me një grua, e cila më tha se i kam buzët si ajo, mendova dhe përnjëherë mu bë objektiv të cilin doja ta arrij”, ka treguar Christina.

Lajme të ngjashme

Back to top button