Si mund ta rifillojmë jeten pas ndarjes?

Pas një divorci jeta ndryshon tërësisht, duke u gjendur në një kapitull të ri. Shumë e shohin atë si dëshpërim dhe humbje shprese.

Janë të paktë ata që guxojnë të shfrytëzojnë mundësitë dhe lirinë e munguar. Në fakt divorci, për ata që mbetet zgjidhja e vetme, është mundësia për të rifilluar një jetë të re. Do të jetë më e lehtë nëse evitoni ndjenjën e fajit, vlerësoni veten, harroni të kaluarën, mendoni single, si dhe nëse kujdeseni më tepër.

Nëse një ditë më parë kishit një familje dhe një bashkëshort pranë të cilit ndiheshit mirë, sot jeni përballë divorcit krejt papritur. Iluzioni i lumturisë së përjetshme është fikur. Jeni divorcuar dhe gjërat nuk mund të kthehen pas.

Jeni e lodhur, e dëshpëruar, e pashpresë, sikur interesi dhe bukuria e jetës ka humbur tërësisht.

Në fakt çdo gjë mund të ketë ndryshuar, por nuk ka përfunduar. Shumë të tjera ende nuk kanë filluar. Jeta pas një divorci, të papritur ose jo, mund të jetë një kapitull i ri. Ndryshime që mund t’iu sjellin ditë shumë më të lumtura se ato që keni përjetuar dikur.

Ajo që zakonisht mendohet në momente të tilla, që realisht janë të vështira, është diçka e frikshme dhe e papërballueshme.
Në fakt nuk është e vërtetë. Divorci në thelb është emancipim, revolucion i një shpirti të lodhur. Henry VIII ishte ai që e miratoi divorcin për herë të parë në Angli. U përball me reagimet e ashpra të kishës katolike, por duket se i dha zgjidhje vetes, si dhe një shoqërie të tërë që e vuante. Divorci është përcaktuar nga shumë psikologë si mundësi dhe perspektivë e re. Mundësia e një dashurie të vërtetë./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button