Arifi: Evropa mundësi për mirëkuptim dhe mirëbesim shqiptar

Perspektiva e përbashkët evropiane e vendeve të rajonit është një mundësi e madhe për një mirëkuptim dhe mirëbesim brenda shqiptar, jo vetëm kaq por edhe si një mundësi për një ardhmëri më te mirë për te gjithë popujt e Ballkanit. Kështu ka thënë zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi para të pranishmëve në evenimentin e 16-të të  “Gala Çmimeve ” qe u mbajt në New York në organizim të Këshillit Shqiptaro-Amerkan.

Ne këtëfjalim Arifi edhe një herë nënvizoi rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit si parakusht i stabilitetit dhe ardhmërisë evropiane të Maqedonisë.

“Ky vit i shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar na jep mundësinë që duke reflektuar historinë të ndërtojmë një ardhmëri stabile dhe progresive për tërë rajonin e Ballkanit” ka thënë Arifi. 

Njeriu i parë i eurointegrimeve  i falënderoi ShBA-të për partneritetin njëqindvjeçar me popullin shqiptar si dhe për ndihmesën qe jep ky vend në përparimin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe gjithë rajonit. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button