Do të kemi testime elektronike për patentë shoferi

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska sot para gazetarëve ka prezantuar aplikacionin elektronik përmes së cilit do të testohen ato që dëshirojnë të marrin lejen e vozitjes.

“Online testimet do të fillojnë në fund të muajit tetor. Këto testime elektronike janë në maqedonisht dhe shqip dhe do të realizohen në tetë qendrat e testimeve. Sistemi për testim elektronik për patentë shofer paraqet një web aplikacion me bazë të centralizuar të të dhënave me anë të së cilit do të mundet që testimi të jetë i shpejtë” tha Jankullovska.

Të gjithë që janë të interesuar nga dita e sotme mund ti gjejnë këto teste në web sajtin e Ministrisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button