Nëse do SHBA, Greqia do të kishte lëshuar pe për Maqedoninë

Në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku delegacioni i Maqedonisë do të kërkojë të respektohet aktvendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe të zhbllokohen proceset integruese të Maqedonisë, analisti amerikan Daniel Serwer thotë se me presion nga ana e SHBA-së mund të bëhet një hap, para transmeton Mia.

“Grekët kanë diplomaci të mirë, lobim të mirë në Washington dhe amerikanët deri tani nuk treguan gatishmëri vërtet fuqishëm të angazhohen rreth kësaj çështje. Nëse presidenti i SHBA-së i rekomandon kryeministrit grek se zgjidhja e kontestit me Maqedoninë është kusht absolut për mbështetjen e mëtejshme amerikane për çështjet financiare greke, atëherë do të kishim situatë ndryshe. Por, SHBA-të këtë nuk e bënë. Ndoshta kanë arsyet e veta pse nuk e bënë këtë, por është fakt që nuk e bënë”, thotë Serwer profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington dhe një nga ekspertët udhëheqës për politikën amerikane kundrejt Ballkanit.

Sipas Serwer, në Washington ekzistojnë kapacitetet të vazhdohet angazhimi për zgjidhjen e çështjes së Ballkanit, edhe krahas krizës me Lindjen e Afërt, Siri dhe Iran, por thotë se nuk ka vendosshmëri se çfarë duhet të bëhet me Ballkanin. Serwer thotë që edhe vetë ai vlerëson se kontesti me emrin është çështje me rëndësi të atillë e cila duhet të shkaktojë shqetësim të madh në SHBA.

“Kjo nuk është çështje për emrin, sepse është qesharake që emri i Maqedonisë të parashtrohet si çështje. Ky kontestet është rreth vetos greke për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe kjo duet të tejkalohet” thotë Serwer, transmeton Mia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button