Tetovë: Protesta kundër prerjes së drunjëve

Rreth 100 banorët e fshatit Tearcë të premten kanë protesuar para komunës së Tearcës, për dhënien e tenderit për prerje të drunjtëve në malin që është pjesë e tyre. 

Banorët thonë se ndërmarrja ‘Leshnica’,ka marrë tenderin nga “Pyjet e Maqedonisë” dhe shkatërron malin dhe dëmton sistemin e ujit nga ata furnizohen. 

“Ne atë pyll e mbrojmë që 50 vite dhe ata drunjtë i kemi ruajt dhe do vazhdojmë t`i ruajmë. Kërkojmë që menjëherë të ndërpritet prerja sepse dëmtohet edhe uji për pije nga vendi ku ne marrim”, thotë një protestues. Nga këshilli iniciativë kanë bërë të ditur se pasojat nga prerja e këtilla e pyllit janë të mëdha dhe në të ardhmen problemet do të jenë me përmasa ekologjike. 

“Prerja e drunjtëve bëhen në mënyrë masive dhe pa selektime. Më keq është se kjo ndërmarrje kryen prerjen e drunjtëve në mënyrë jo të drejtë , kurse pasojat mund të jenë katastrofale”, tha Nedim Mediu nga këshilli organizativ i protestës. Protestuesit janë kërcënuar se nëse komuna nuk merr masa për zgjidhjen e këtij problemi, atëherë ata vetë do të organizohen që të mbrojnë malin. 

Ata kanë paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të pretestojnë dhe do të bëjnë çmos që të ndërpritet prerja e drunjtëve në malin e tyre në këtë mënyrë.

Sipas tyre, afërsia e vendbanimeve me Malin Sharr dhe prerja e tij në mënyrë të pakontrolluar paraqet rrezik potencial për erozione të tokës në të ardhmen kurse pasojat do të jenë edhe banorët e fshatrave të tjerë dhe jo vetëm për ata të fshatit Tearcë. 

Ata kërkojnë që në mënyrë urgjente të ndërpriten prerjet dhe të gjendet zgjidhje tjetër, në të kundërtën do të dalin në vendngjarje dhe do të ndërpresin vetë punët. As nga komuna e Tearcës por as nga ana e ndërmarrjes pyjet e Maqedonisë, nuk kanë qenë të kapshëm të premten që të përgjigjen se pse bëhet prerja e drunjtëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button