Të enjtën ,’Tingujt e Çarshisë 2012′ me Shkëlzen Jetishin

Edhe këtë vit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të organizohet manifestimi tashmë tradicional “Tingujt e Çarshisë 2012”. 

Manifestimi organizohet nga Qendra Informative Kulturore-Shkup me 27 shtator. 

Manifestimi si tradicionalisht ka për qëllim ringjalljen e Çarshisë së vjetër ndërsa organizohet nëpër disa lokacione. Aktivitetet fillojnë në mesditë dhe mbarojnë pas mesnate.

Siç njoftojnë nga Qendra Informative Kulturore-Shkup, manifestimi qendror i aktivitetit do të mbahet në Kurshumli An me fillim në orën 21, ku do të këndojnë Sofra shqiptare me Shkëlzen Jetishin dhe Dolin, orkestrina “Buxhovi”, Fisnikët –Agim Gërguri, Miranda Hashani dhe shumë yje të estradës shqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button