Aivo Orav, agjenda evropiane prioritet për Maqedoninë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav, në një intervistë për protalin Press24,  ka arritur që në afat prej gjashtë muajsh ti intensifikojë marrëdhëniet BE-Maqedoni dhe ta rikthej agjendën evropiane në krye të prioriteteve të shtetit.

Ndërsa, për sa i përket raportit të Komisinit Evropian për përparimin e Maqedonisë, Orav me qëndrim se është i inkurajuar nga reformat që janë bërë kohën e fundit.

Pa marrë parasysh nga ajo se çfarë do të ndodhë në dhjetor, Orav porencon se në plan është të mbahet edhe një dialog në nivel të lartë në janar të vitit 2013, ku do të shqyrtohen hapat e ardhshëm në procesin para qasësh.

Në pyetjen a është e mundur pa ndikimin e shteteve të fuqishme të BE-së, të tejkalohet çështja mes Shkupit dhe Athinës, Orav potencon se është e pranueshme të ketë zgjidhje kompromisi për çështje bilaterale për emrin.

“Sido që të jetë, bisedimet zhvillohen me ndërhyrje te KB-së, ku edhe dy vendet janë anëtare dhe shpresojmë se do të vazhdojnë me energji të madhe. Klimë të mirë të bisedimeve do të sjell dialogu dhe prej aty kryeministri Gruevski dhe Komesari, me 17 shtator dolën me përfundime se Dialogu në nivel të lartë luan rol në marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore’ tha në intervistë Aivo Orav.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button