Stoltenberg-Zaev: Mezi e presim ditën kur Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në NATO

“Anëtarësimi në NATO nënkupton prosperitet dhe kur të bëheni anëtare do të merrni pjesë në krijimin e politikave dhe miratimin e vendimeve me votë të njëjtë sikur anëtaret tjera”, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me takimin e sotëm të Këshillit Veriatlantik që është mbajtur në Shkup, Stoltenberg tha se ka biseduar për zhvillimin në reformat e rëndësishme, si sundimin e ligjit, sigurinë dhe sektorin e inteligjencës. Sipas tij, reformat po lëvizin në drejtim të mirë, por porositi që paralelisht me përgatitjet për anëtarësim duhet që të mbahet dinamika re reformave, me mbështetje nga NATO.

“Nëpër historinë e NATO-s, politika jonë e dyerve të hapura është treguar si e suksesshme dhe e ka forcuar edhe Aleancën dhe sigurinë. E presim ditën kur RMV do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s”, theksoi Stoltenberg.

Ai e ka përmendur veçanërisht Marrëveshjen e Prespës si inspirim të veçantë dhe tregoi se duhet që të jetë model për rajonin, që t’i tejkalojnë dallimet dhe për lëvizje drejt të ardhmes së përbashkët.

Në pyetje gazetareske, në lidhje me lajmet e rrejshme, në kontekst të takimit të NATO-s për luftën hibride, sekretari i përgjithshëm tha se për luftë kundër propagandës së këtillë duhet debat të hapur, media të lira dhe gazetarë që do ta shpërndajnë të vërtetën.

“E panë në disa aleatë të NATO-s se ky shfrytëzim i mediave sociale dhe propagandës janë mjet për varrosje të institucioneve demokratike dhe përzihen në proceset e brendshme politike. Kjo është e papranueshme dhe asaj duhet që t’i përgjigjemi, përpara se gjithash me mbrojtje të rrjeteve tona kibernetike, por edhe përgjigje ndaj informatave të rrejshme. Përgjigja më e mirë është që ta shpërndajmë të vërtetën. Kemi fakte, kemi debat të hapur, ndërkaq për atë na duhen media të lira, gazetarë, të cilët do t’i kontrollojnë burimet, me qëndrime të ndryshme në të njëjtën temë. Është e nevojshme që të sigurojmë se përkrahim vlera demokratike të cilat bazohen në Aleancën tonë dhe liritë e mediave që nuk duhet të jenë viktimë e propagandës, por t’i sigurojnë argumentet”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg e ka uruar Zaevin dhe Qeverinë për ashtu siç tha, shkakësinë që të tejkalojë pengesa serioze, të sigurojë zhvillim serioz të demokracisë, zgjedhjet korrekte dhe të lira, debat dhe të sigurojë atmosferë në të cilën gazetarët do të munden të parashtrojnë edhe pyetje të rënda.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev, tha se në këtë drejtim do t’i ndjekin proceset për atë se si vendet e NATO-s i zbatojnë modelet e suksesshme dhe ato modele vendi ynë t’i zbatojë. Këtu i ka theksuar, MPB-në, Mbrojtjen dhe për Shoqëri Informatike dhe Administratë, të cilat ashtu siç tha, punojnë në mbrojtjen kibernetike, në lidhje me lajmet e rrejshme.

Në lidhje me atë nëse Turqia do të jetë pengesë për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO,  pasi që ka porositur që t’i dërgohen bashkëpunëtorët e organizatës FETO, Zaev tha se Ankara atë do ta bëjë pasi që të mbarojë procesi i zgjedhjeve në vend.


Xhaferi – Stoltenberg: Me padurim do e mirëpres Maqedoninë e Veriut si anëtare të tridhjetë të Aleancës sonë

Me pritje solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, dje u uroi mirëseardhje Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Këshillit Veriatlantik të NATO-s që janë në vizitë dyditëshe të vendit. Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg e paraprin delegacionin prej 29 ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, transmeton Portalb.mk.

Stoltenberg - Xhaferi
Stoltenberg – Xhaferi

Në pritjen që e organizoi Kryetari Xhaferi, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, i cili e paraprinte delegacionin qeveritar, si edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend.

Kryetari Xhaferi, në fjalën e tij përshëndetëse shprehu kënaqësi që është mikpritës i Këshillit Veriatlantik, që për shtetin tonë paraqet një lloj mirënjohjeje dhe konfirmimi se me meritë bëhemi anëtare e Aleancës NATO.

„Jemi të vetëdijshëm se anëtarësimi në NATO është kategori dinamike e cila sjell shumë përparësi dhe përfitime por, në të njëjtën kohë imponon edhe shumë obligime. Ruajtja e paqes dhe sigurisë në nivel global, ballafaqimi me të gjitha sfidat që e rrezikojnë paqen, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, demokracia parlamentare dhe sundimi i të drejtës, gjithë këto janë vlerat mbi të cilat bazohet Aleanca e NATO-s, që janë obligim i çdo vendi anëtar. Republika e Maqedonisë së Veriut beson në këto parime dhe me këtë rast, dua që publikisht të potencoj se si anëtare e plotfuqishme në NATO, do e vazhdojmë si edhe deri tani, me përkushtim dhe përgjegjësi realizimin e këtyre vlerave dhe parimeve themelore që na bashkojnë me të gjitha vendet anëtare të NATO-s” porositi Kryetari Xhaferi.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, uroi Republikën e Maqedonisë së Veriut për sukseset që i arriti në periudhën e kaluar në rrugën kah integrimet euroatlantike, për guximin dhe vendosmërinë për ta zgjidhur problemin me emrin, që e pengonte vendin tonë tepër gjatë. Ai vlerësoi se përfitimet për Republikën e Maqedonisë së Veriut prej anëtarësimit në NATO janë tani më të dukshme, investimet këtë vit janë rritur tre herë, ndërsa shteti ynë veç ka marrë pjesë në takimet e ministrave të Mbrojtjes dhe për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që u mbajtën në shkurt dhe prill këtë viti.

“Aleanca jonë kujdeset për sigurinë e njerëzve, por edhe për respektimin e vlerave tona – lirisë, demokracisë dhe sundimit të të drejtës. Në vitin 1949, ministrat e Punëve të Jashtme të dymbëdhjetë vendeve e nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit. Së shpejti, kur procesi i aderimit tuaj do të përfundohet, me padurim do e mirëpres Maqedoninë e Veriut si anëtare të tridhjetë të Aleancës sonë. Dhe, ta shoh flamurin tuaj si valëvitet para selisë sonë në Bruksel, si edhe në misionet dhe operacionet tona anembanë botës,” porositi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.

Delegacionin e lartë të NATO-s e pritën edhe nënkryetarët e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski, Goran Misovski dhe Vesel Memedi, koordinatorët Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Nikola Micevski dhe Elizabeta Kançeska Milevska, si edhe deputetë të më shumë partive parlamentare.

Delegacionin nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e përbënin edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe Ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, zëvendëskryetari i qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska, Minmistri i Financave Dragan Tevdovski, si edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button