Shqiptari në X faktor, talent që përlot jurinë gjermane!

Edhe një talent i ri kosovar ka shkëlqyer në edicionin e radhës të X Factor në Gjermani. Arben Bozhlani është gati për të kaluar në fazat finale të këtij spektakli, ku pos tij paraqitet edhe një kosovare tjetër.

Arbën Bozhlani u bë gati në prapaskenë të shtunën e kaluar dhe mandej me këngën e tij e përloti edhe jurinë. 18 vjeçari me interpretimin e tij bëri që juria e festivalit X Factor të shpërthejë në vaj – përderisa kjo juri është në turne për përzgjedhjen e këngëtarëve që do të marrin pjesë në këtë festival.

Pavarësisht se tha që ishte në stres para konkurrimit, ai i qëndroi atij.

Bashkë më të ishin edhe miqtë e tij dhe të familjes, të cilët qysh në fillim ishin të bindur që ai do ta kalonte këtë provë pasi që ka një zë shumë të mirë. Kur shpjegon se pse ishte nervoz, Bozhlani thotë se ndoshta për shkak se ende i mungon besimi në aftësitë e tij.

Megjithatë, këngëtari ka një ton shumë të mirë të zërit dhe juria u përlot gjatë interpretimit të këngës së tij.

Ndryshe, Arbën Bozhlani, që është nga Vushtrria, por jeton në Sundern të Sauerland, gjithmonë thotë se i ka pëlqyer të këndojë që në fëmijëri të hershme.

Ai asnjëherë thotë se nuk ka kënduar në klasë apo në ndonjë grup.Por, dëshira e madhe për të kënduar bëri që ai të del në skenën e X Factor.
Bozhlani këndoi këngën “So Stil” nga Jupiter John, një version me piano që u vlerësua jo vetëm nga juria e spektaklit, por edhe nga analistë të ndryshëm të muzikës.

Sipas tyre, zëri i tij prek direkt në zemrat e adhuruesve dhe kjo është arsyeja pse atij iu dha e drejta që të kalojë në një raund tjetër.
Madje Bozhlani ua theu zemrat më këtë këngë edhe shumë vajzave në publik që kishin filluar të qanin pasi që dëgjuan interpretimin e tij.
Të gjithë anëtarët e jurisë votuan për të me përjashtim të Moses Pelham, që nuk i dha X atij. Megjithatë, ai vazhdon që të jetë në garë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button