Veshje për femra të shëndetshme, “Burberry” bashkëpunon me Adele

 “Burberry”, ka vendosur të bashkëpunojë me Adele, për realizimin e një linje të veçantë veshjesh, një projekt që në fakt është ende një ide por që premton se do të bëjë të lumtura të gjitha femrat e shëndetshme në mbarë botën.

Projekti i “Burberry” për të krijuar një linjë serioze për femrat e shëndetshme,  do të prezantohet nga Adele gjatë muajve të ardhshëm.

 Nga të dhënat e fundit rezulton se Adele dhe stilistja e saj Gaelle Paul, janë kontaktuar nga marka e modës “Burberry” dhe u janë paraqitur projektet e fundit.

Adele kurrë nuk e ka fshehur faktin se është e shëndetshme, madje shprehet krenare për këtë gjë. Pak muaj më parë në replikën me Karl Lagerfeld, i cili e kishte përshkruar të shëndoshë, këngëtarja ka deklaruar: “Unë jam e shëndoshë dhe e adhuroj trupintim, nuk kam nevojë për t’u dobësuar që të ndjehem vetvetja. Kurrë nuk kam dëshiruar t’i ngjasojë ndonjërës nga ato modelet e kopertinave tuaja. Përfaqësoj pjesën më të madhe të femrave që kanë përmasat e mia dhe për këtë ndjehem tepërkrenare”, përfundonte replika e këngëtares./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button