Shkup, u promovuan minibusët e ri

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievski dhe drejtori i NPQ-Shkup, Misho Nikolov, dje  në Auto-bazën e NPQ-Shkup në lagjen Gjorgje Petrov i promovuan 16 minibusët e rinjë dedikaur për transportin e qytetarëve të lagjeve periferike të qytetit. 

“Më paraqet kënaqësi të madhe dhe nder që sot i promovojmë minibusët e ri që Qeveria e RM ia dhuroi NPQ-Shkup, të cilët dukshëm do të i përmirësojnë kushtet për transportin e qytetarëve nga lagjet periferike të qytetit. Me këtë rast i lus qytetarët që të i ruajnë autobusët e ri, pasi që vetëm në këtë mënyrë për kohë më të gjatë do të mund t’i shfrytëzojnë dhe të ndjehen këndshëm kur udhëtojnë me to” tha Trajanovski.

Qyteti i Shkupit ndërton bulevarde me qëllim që tu mundëson qyteatrëve transport publik komod që do të kontribuojë për zvogëlimin e kaosit në trafikun e përditshëm tha më tej Trajanovski. 

Minibusët janë të markës YUTONG, të prodhuar në vitin 2011, gjatësia e tyre është 7,7 metër, gjerësia 2,3 metër, ndërsa shpejtësia maksimale është 85 km në orë.

Me këto autobusë të klimatizuar mund të udhëtojnë gjithsej 36 udhëtarë, respektivisht disponojnë me 21 vende për ulje dhe 15 vende për qëndrim në këmbë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button