Për 27 vjet në Milan, Berlusconi ka shkarkuar vetëm 3 trajnerë

Masimiliano Allegri shpreson të vazhdojë të jetë trajner i Milanit edhe për disa kohë. Shpresa e trajnerit përforcohet nëse shikohet e kaluara, gjatë të cilës presidenti Silvio Berlusconi dhe administratori Adriano Galliani kanë shkarkuar vetëm tre trajnerë në 27 vjet. Në bazë të llogaritjeve, është një trajner në 9 vjet dhe ata të pafatët kanë qenë Tabarez, Zakeroni dhe Terim. Për më tepër, duhet thënë se kjo nisje nuk është më e keqja gjatë historisë së “Djallit”.

Rezultatet më negative kanë ardhur në sezonin 1997-1998, kur u morën dy barazime në katër ndeshje. Por nisja ngjason me sezonet 1986-1987 dhe 1996-1997, kur në të dy rastet trajnerët u shkarkuan. Nëse kthehemi në të kaluarën, nisja më e shëmtuar është në kthimin e Fabio Capellos. Në fund kuqezinjtë u kënaqen me vendin e 10-të në renditje. Ndërsa, nëse analizohet Allegri me pikën e marrë ndaj Anderlechtit, nuk mund të thuhet se ky është startimi më i keq i tij. Vitin e kaluar kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se tri brazime në katër takimet e para. Por, ata si mysafirë u mundën vetëm nga Napoli, dhe jo nga Atalanta e Sampdoria, si këtë sezon.

Megjithatë, ky fillim mund të quhet ndër 26 më të këqijtë, që kur si president erdhi Silvio Berlusconi. Edhe pse e kaluara tregon se Milani mund të ringrihet. Ashtu siç ndodhi në 1986-87, kur pas dy humbjeve në dy takimet e para, kuqezinjtë ndryshuan marsh duke fituar shtatë të tjera dhe barazuan pesë në 13 ndeshje të zhvilluara.

Milan aktualisht po nis një cikël të ri, ku janë larguar disa yje dhe kanë ardhur lojtarë të tjerë. Asgjë nuk është e humbur për Allegrin, i cili duhet të tregojë veten dhe ta nxjerrë ekipin nga momenti i vështirë, nëse kërkon të vazhdojë të jetë një ‘djall’.

Lajme të ngjashme

Back to top button