Wenger: Jemi më të mirë këtë sezon

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai do të udhëtojë këtë vikend te Manchester City me një ekip më të fuqishëm se vitin e kaluar.
Arsenali pësoi disfatë të ngushtë 1-0 sezonin e kaluar në Etihad Staadium, por francezi është i bindur se ekipi i tij është më i mirë tash, pas nëntë muajsh.

“Do të thosha po, tash jemi më të mirë. Sezonin e kaluar ishim në një pozitë tjetër kur shkuam atje, por ishte një ndeshje e mbyllur”.

“Gjithmonë është interesante të shkosh në këto ndeshje pasi keni kampionatin dhe keni ndeshjet e mëdha. Gjithmonë është interesante ta shohësh ekipin tuaj”.

“Unë jam i bindur sepse ne kemi kualitet, përvojë dhe një dëshirë të madhe për t’ia dalë mirë së bashku. Kjo ka ndikim në ndeshjet e mëdha”, ka thënë Wenger./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button