(Video) Futbollisti me një këmbë shënon evrogol

Niko Kalabria është një djalosh që pati fatkeqësi të lind me një këmbë, por kjo nuk e pengoi të ketë jetë normale, të lumtur dhe të mbushur duke bërë atë që më së shumti e do, të luajë futboll.

Mangësia fizike është një gjë e parëndësishme kur zemra është sa duhet e guximshme. Atë e dëshmoi edhe Niko Kalabria duke shënuar evrogol të atillë, të cilin do ta kishin lakmuar edhe shumë profesionistë.

Sa ky djalosh nuk njeh kufij, flet edhe fakti se si 13 vjeç u ngjit në majën e Kalimanxharos, dhe si i tillë është i pari që pushtoi majën e lartë 5895 metra. 

Niko merret edhe me mundje, ndërsa është reprezentues i SHBA-ve në futboll, për personat me ekstremitete të amputuara./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button