SOT!

Jeta dhe gjërat që t’i shfaq jeta e sotme janë ndryshe nga e djeshmja. Ndryshe janë dhe njerëzit, ndryshe duket edhe bota. Matrapazë dhe kurva sot ke më shumë se kurdoherë. Matrapazë të lumtur e kurva plot botë që e shohin jetën ndryshe…, shumë ndryshe…

Dita e sotme fillon me pështyrje nga dritarja, sepse kojshiu ka qëlluar “i pistë”, vazhdon me sharje, sepsejeton në pisllëk dhe përfundon me ëndrra poashtu të pista, sepse atë dreq fiskulture e bën truri një dajm e një jetë…

Sot lulëzon gëzueshëm injoranca. Ajo është “sekëlldija” e individëve që, për t’i dhënë konotacion tjetër, më të butë, e quajnë shtërngim, mllef, hudra… Po është injoranca në pyetje që mezi pret ku të kapet. Shtërngimi dhe i ashtuquajturi mllef, sot shtërngon stomaqe por e keqja qëndron në atë se “shtërngimi” vazhdon edhe pas nevojave ditore…, domethënë: mund te jetë dhe mllef.

Motra e saj hipokrizia mundohet të fshihet pas kafkava njerëzore, por herë-herë, bie në uëjrat e flliqur (marifete shekulli), si maskë letre, fluturon  mbi asfalte me gropa që rikonsruohen fuqishëm…, bile mund të përfundojë edhe nëpër unazat rrugore, ku mund të prehet lirshëm sepse ka përparësi në komunikacionin ding me hipokritë.

Profesori sot lidhet fortë për kollare, njejtë si politikani atdhetar. Profesori qëndron në bodrume objektesh, krenar për gjeneratat që në auditore i quan “halabakë”, në publik “të dashur studentë”, prapa shpine kushedi si, por, e rëndësishme është që profesori ka kollare edhe atë të shtërnguar fuqishëm në qafë, sikur dëshiron të shprehë mesazhe vetëflijuese, mesazhetë përafërta me qiriun e Naimit. Ai.., proefesori, qëllon ndonjëherë të jetë pak idiot, pak matrapaz, pak-pak edhe qejfli mini fundesh, këmbësh, mishërash…

Do të ishte e çuditshme dje, por jo dhe sot, kur e sheh në një kafiteri matrapazin, kurvën, profesorin, politikanin…, në një tavolinë duke pirë duhan e duke biseduar për çështje që rëndojnë mbi perspektivat tona, duke qarë halle për të “mirën” kolektive, për daljen nga balta e për tema të ndryshme që nuk kemi kapacitet t’i kapim, si: projekte madhore, bashkime territoresh e hajt bir. 

E ne në anën tjëtër pimë kafe, duke biseduar për ata, po më shumë për kurvën të cilën, prej dy shokëve, njëri e njeh patjetër.

Sot ndodh gjithcka dhe asgjë në të njëjtën kohë, e ne flejmë qetas në shtetin e rehatshëm, përkundemi në djepe ëndrrash, mendimesh, shpresash, vuajtjesh e përditshmërishë… nga dora e kojshisë që, siç mund ta shohim, do vazhdojë t’na përkundëbutësishtë gjer në frymën e fundit…

Lajme të ngjashme

Back to top button