Berlusconi: Më vjen turp nga Milani!

Silvio Berlusconi është i turpëruar nga fillim-sezoni i Milanit, ndërsa ndeshja e parë në Champions ndaj Anderlecht (0-0) e ka mërzitur jashtë mase.

Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, padroni kuqezi i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij: “Sa turp më vjen nga ky Milan! Nëse do të gjeja dikë që do të ma blinte, do ta shisja menjëherë.”

Për Berlusconin, klubi shtatë herë kampion Europe është bërë objekt talljeje nga kundërshtarët dhe fajtori është vetëm një: Massimiliano Allegri. Sipas burimeve pranë ish-kryeministrit italian, trajneri i Milanit do të shkarkohej që pas ndeshjes me belgët, por  Galliani ka arritur të bindë Berlusconin për të shtyrë largimin e teknikut livornez.

Gjithmonë sipas ‘La Stampa’, Berlusconi do të presë kthesën e Milanit deri në derbin e 7 tetorit. Për momentin, dyshja Tassoti-Inzaghi është favorite për të zëvendësuar Allegrin. Gjithashtu një zgjidhje pak e kushtueshme do të ishte edhe ish-mbrojtësi kuqezi, Billy Costacurta.

Lajme të ngjashme

Back to top button