Casillas nuk e festoi golin e Ronaldos?

Është vënë edhe një herë në pikëpyetje marrëdhëna e kapitenit të Real Madridit, Iker Casillas, me superyllin e ekipit, Cristiano Ronaldo.
Mediat spanjolle raportojnë se pas golit të fitores së madhe ndaj Manchester Cityt të realizuar nga Cristiano Ronaldo, që ngriti në këmbë për festime të egra tifozët dhe lojtarët në fushë, është Casillas ai që e ka pritur më ‘ftohtë’ këtë gol.

Televizioni publik spanjoll (TVE) ka publikuar një video të ndeshjes ku shihet Casillas duke mos festuar golin e Ronaldos, e as duke bërë një gjest të vetëm gëzimi, teksa stadiumi u dridh nga tifozët shumë të gëzuar me golin.

Iker Casillas vazhdimisht ka qenë entuziast në fitore tjera të Realit, e sidomos do të duhet të kishte qenë pas kësaj fitoreje të madhe, por si duket marrëdhënia e tij e acarruar me Ronaldon dhe lojtarët tjerë portugezë po ndikon në disponimin e tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button