Me siguri ke PMS, fjalë e rrezikshme për lidhjen

Meshkujt janë nga Marsi, ndërsa femrat nga Venera dhe prandaj, në komunikimin mes tyre ndonjëherë vjen deri te keqkuptime të ndryshme të cilat mund të komplikohen shumë. Që të mos ngecni në ndonjë qorrsokak të tillë, është më mirë që të kini kujdes se çfarë thoni para saj.

1. Po, dukesh e shëndoshë në këtë fustan

Në qoftë se ende nuk jeni mësuar se si të përgjigjeni në këtë pyetje, atëherë me siguri nuk ju dhimbset jeta 🙂 Pra, të përsërisim edhe një herë, në pyetjen “A dukem e shëndoshë në këtë?” ju me gjakftohtësi do të thoni “JO”, madje edhe në qoftë se e mendoni të kundërtën.

2. Me këto rrobe do të dalësh?

Duhet të kini kujdes se me çfarë intonacioni e pyesni për diçka të tillë. Ndoshta edhe nuk mendoni keq mirëpo ajo mund ta nterpretojë atë në dy mënyra: 1. Mendon se nuk i shkon ajo që ka veshur, ose 2. Mendon se është veshur në mënyrë të papërshtatshme. Ju më së miri e njihni femrën tuaj prandaj, në qoftë se është tip nervoz, atëherë jini të gatshëm për përleshje apo debate pa fund.

3. Shihe sa e mirë është kjo vajzë

Ka femra të cilat janë të mbushura me vetëbesim dhe mund t’i tolerojnë komplimentet për ndonjë femër tjetër, mirëpo të jini të sigurt se çdo femër ka kufijtë e saj  sa i përket  kësaj çështjeje. E të mos flasim për ato femra të cilat çdo femër tjetër e shohin si konkurrencë. Nga ana tjetër, vendoseni veten në pozitën e saj dhe mendoni se sa ju kishit dashur që ajo t’i japë kompliment një mashkulli tjetër.

4. Me siguri ke PMS!

PMS-i krijon shumë nervozë dhe ndjeshmëri  tek femrat dhe në ato momente mund të ndodh që të përlesheni për asgjë, por  nuk guxoni që në çdo situatë ku ajo është e hidhëruar ju të mendoni se me siguri gjendet në atë periudhë të muajit.

5. Ish-e dashura ime…

Pa marrë parasysh se a do ta përmendni për të mirë apo  për të keqe, ish-e dashura duhet të mbetet në të kaluarën. Pa marrë parasysh se për çka, të folurit për të i bën njerëzit të mendojnë se ju ende keni ndjenja për të. Prandaj, mos e bëni kurrë një gjë të tillë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button