Bill Gates, për të 19 herë u shpall njeriu më i pasur në botë!

Themeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gates, mbetet ende amerikani më u pasur në botë. Ai ka kryesouar këtë listë për 19 vite rresht.

Sipas listës më të re të revistës “Forbes”, pasuria e Gates llogaritet të jetë afër 66 miljardë dollarë, që është dhjetë përqind më shumë se vitin e kaluar.

Mënjëherë pas Bill Gates, në vendin e dytë gjendet Warren Buffett me një pasuri prej 46 miljardë dollarë, ndërsa në vendin e tretë renditet bashkëthemeluesi i “Oracle”, Larry Ellison me pasuri prej 41 miljardë dollarë.

Pasuria e Gates u rrit për shtatë miljardë dollarë, ndërsa pasuria e Ellisonit u rrit për tetë miljardë dollarë.

Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg ka humbur 8.1 milardë dollarë dhe tani në listën e “Forbes” gjendet në vendin e 36. Pasuria e tij neto llogaritet të jetë afër 9.4 miljardë dollarë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button