Mbyllen 100 shitore me veshje intime, punësuan meshkuj!

Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e rreth 100 dyqaneve me veshje të brendshme në kryeqytetin Riad, pasi kanë shkelur rregullat, duke punësuar meshkuj në sektorët e shitjes.

Një zyrtar në Ministrinë e Punës është cituar nga gazeta lokale “Al-Eqtisadiah”, se të gjitha dyqanet që kanë shkelur dekretin mbi “femërizimin dhe nacionalizimin e punëve” do të mbyllen. Kjo masë merret për “të siguruar një ambient më të sigurt për gratë që punojnë”, tha ai.

Në fillim të këtij viti, Ministria ndaloi asistentët meshkuj që të punonin në dyqane veshjesh të brendshme, një hap që u ndoq edhe në dyqanet e kozmetikës. Mbreti Abdullah e nxori këtë dekret për t’i dhënë fund “sikletit” që kishin gratë që nuk donin t’u tregonin meshkujve përmasat e tyre. Por ishte edhe një masë për të ulur papunësinë e femrave./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button