Ja disa investime të sigurta që duhet të bëni në veshje

Nëpër shitore ende po vijojnë lirimet e verës. A jeni të sigurt se çfarë doni të blini? Në këtë kohë krize është mirë që paratë të mos shpenzohen pa hesap, duke blerë gjëra të panevojshme. Për këtë arsye kemi vendosur t’ju japim disa ide se ku do të ishte mirë t’i investonit paratë tuaja.

Xhaketat, fundet, pantallonat dhe aksesorët janë të destinuara t’i rezistojnë gjatë kohës si në këtë sezon vjeshtë-dimër 2012, ashtu edhe sezonin e ardhshëm pranverë-verë 2013. Ndiqni këshillat tona dhe mos u joshni nga gjërat e tjera. Në një moment të vështirë si ky, ia vlen të bësh zgjedhje me mend. Më poshtë do të lexoni disa udhëzime në mënyrë që të mos hiqni dorë nga stili juaj dhe të mos shpenzoni kot.

1) Fund me pala 

I gjerë, i lehtë për t’u veshur dhe i përsosur për t’u kombinuar me gjithçka. Ky lloj modeli është krijuar për t’i rezistuar jo vetëm modës së verës, por edhe sezonit të ardhshëm. Duhet të bëni kujdes vetëm me ngjyrat, zgjidhni tonet e buta, ose ato mesatare. Ngjyrat e forta janë të destinuara të dalin shpejt nga moda, për shkak të tendencës së tyre të madhe.

2) Fustan i gjerë me rrip në mes

E thjeshtë dhe e përshtatshme për çdo kohë: pardesyja është një veshje që do të na shoqërojë gjithë jetën, sepse i përshtatet çdo kohe. Nëse gjeni një të tillë, mos u mendoni dy herë, por merreni menjëherë. Sekreti për t’i rezistuar gjatë kohës është zgjedhja e duhur e ngjyrës dhe ndër më të preferuarat mbeten ngjyrat bezhë, e bardhë, e zezë dhe blu.

3) Kombinimet bardh e zi 

Pas kombinimeve të luleve, ngjyrave dhe fantazive, ka ardhur momenti që të largohet ky lloj stili me tone të forta. Tani është radha e motiveve më pikante, më pak agresive dhe më të lehta për t’u përzierë. 

4) Fund i zi lëkure

Rok, agresiv dhe i lehtë për t’u mbajtur: po flasim për fundin e zi, që këtë vit në modë është në formë verefi. Pasarelat e verës dhe të dimrit janë mbushur plot me të tillë funde. Kështu që ia vlen ta shtoni atë në gardërobën tuaj. 

5) Pantallonat

Kujdes! Për sezonin e ardhshëm Miuccia Prada ka vendosur t’i nxjerrë jashtë qarkullimit fundet. Së fundmi në sfilatat e saj të modës po sfilojnë vetëm vajza me pantallona. Nëse keni ndërmend të blini pantallona, blijini, por do të ishte më mirë nëse janë kostum. Do t’ju duhen si në raste formale ashtu edhe në ato më serioze.

6) Të thurrura me grep

Punimi me grep është më i bukuri që mund të ekzistojë. Mjafton ky detaj për t’ju nxitur të blini menjëherë fustanin e punuar në këtë mënyrë. Ky do të ishte padyshim një investim me mend. Këshilla e vetme që kemi për t’ju dhënë është që të bëni kujdes me ngjyrat. Mos zgjidhni ato të fortat që kanë mbushur vitrinat këtë sezon. Zgjidhni ngjyrat e lehta ose mesatare.

7) Çanta me ngjyra të forta

Të vogla në përmasa, por me ngjyra të forta. E tillë është çanta që do shkëlqejë në duart tuaja. Ngjyrat e këtij sezoni për çantat janë ato të forta, si për shembull, një çantë me lëkurë gjarpri. Pra të tilla çanta iu duhen këtë sezon, që mund t’ju shoqërojnë në çdo eveniment./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button