Filluan zgjedhjet në Parlamentin Evropian, më parë votohet në Holandi dhe Britani

Rreth 400 milionë evropianë nga 28 vende-anëtare të BE-së prej sot deri të dielën do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Evropës me mandat në pesë vitet e ardhshme. Të parët do të votojnë sot janë holandezët dhe britanikët, ndërsa në shumicën e vendeve-anëtare, zgjedhjet evropiane do të mbahen të dielën, më 26 maj.

Rezultatet që do ta caktojnë përbërjen e Parlamentit të nëntë Evropian o të bëhen të ditura ditën e njëjtën rreth orës 22:00.

Në çdo pesë vjet që nga viti 1979, qytetarët e vendeve-anëtare të BE-së i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian si trup të vetëm të BE-së i cili zgjidhet direkt në zgjedhje.

Si edhe në zgjedhjet paraprake në vitin 2014, tani zgjidhen gjithsej 751 deputetë nga 28 vendet-anëtare.

Anëtarët zgjidhen proporcionalisht, vende-anëtare me më pak banorë, siç janë Malta ose Luksemburgu, kanë 6 deputetë, ndërsa shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian vijnë nga Gjermania (96) dhe Franca (74).

Sipas vlerësimeve të analistëve dhe sondazheve të mendimit publik në BE, pritet se forcat aktuale, por edhe më të vjetrat të qendrës së djathtë dhe të majtë evropiane të vazhdojnë të kenë shumicë parlamentare në përbërjen e re parlamentare të Parlamentit Evropian.

Vlerësimet e fundit janë se për momentin, Partia më e madhe popullore evropiane (EPP) edhe krahas uljes së 217 vendeve të tanishme, do të mbetet më e shumtë me 180 deputetë të pritur. Më pas vijojnë socialdemokratët (SD) me 149 deputetë të pritur (në krahasim me 188 nga përbërja ekzistuese), Aleanca e liberalëve dhe demokratëve (ALDE) me 76 dhe Të Gjelbrit me 57 vende të pritura në përbërjen e re të Parlamentit Evropian.

Përveç uljes së numrit të të a.q. “parti tradicionale” pritet se në përbërjen e nëntë të Parlamentit Evropian, djathtistja ekstreme do të fitojë më shumë mandate.

Hulumtimet e fundit tregojnë se grupi politik Evropa e kombeve dhe lirive (ENF), e kryesuar nga deputetët e Frontit popullor francez të Mali Le Pen, mund të marrin 62 vende në krahasim me 37 nga përbërja e deritanishme. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button