Tetova dhe një pjesë e rrethinës pa energji elektrike

Tetova dhe një pjesë e rrethinës së saj prej orës 8 e 10 minuta janë pa energji elektrike. Sipas informatave të zëdhënësit të MEPSO-s Nikolla Stojanov, ekipet e tyre menjëherë kanë dalë në terren dhe shkojnë nëpër trasën, gjegjësisht largpërçuesin 110 klovatësh “Tetovë – Tearcë 1” për të vërtetuar se ku është difekti dhe menjëherë ta riparojnë.

Trasa e dytë, gjegjësisht largpërçuesi i dytë përmes të cilit Tetova furnizohet me rrymë “Tetovë – Pollog” për momentin është në remont.

Dy herë deri më tani në vitin 2008 dhe 2010 ky rajon mbetet pa rrymë për shkak të difekteve të largpërçuesve pas çka ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike në disa pjesë të qytetit dhe fshatrave zgjasnin edhe mbi 24 orë.

Gjatë stinës së dimrit Tetova mbeti pa rrymë plot 19 orë, jozyrtarisht mësohet se mosndërmarrja e masave për riparimin e difektit është për shkaqe pronesore jurdike./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button