Chelsea, 25 milionë funte për Fallainin

Kampioni i Evropës, Chelsea, raportohet se ka kthyer shikimin kah ylli i Evertonit, Marouane Fellaini. Mirror shkruan se klubi nga Stamford Bridge është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 25 milionë funteve për afatin kalimtar të janarit, për të nënshkruar me belgun.

Roberto Di Matteo dëshiron të shtojë një mesfushor të qendrës në ekip pasi lejoi largimin e Michael Essien në formë huazimi te Real Madridi dhe pasi shiti Raul Meireles te Fenerbahce.

Italiani po ashtu ka dyshime për efektivitetin e partneritetit të mesfushëre Frank Lampard dhe John Obi Mikel, dhe dëshiron të gjejë një mbulesë për ta.

Manchester United po ashtu është duke u interesuar për situatën e Fellainit te Evertoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button