Raporti i KE, mediat: hapa para ose prapa?

Në fillim të muajit të ardhshëm Komisioni Evropian do të publikojë raportin për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit të fundit. Edhe në Raportin e sivjetmë për Maqedoninë priten të jenë evidente pikat kritike. Në raport sipas ekspertëve pritet të nënvizohen mediat e ndara në etnike dhe me ndërhyrje te politikës dhe biznesit.
 
“Çështja është tani se nuk ekziston dilemë nëse ka ose nuk ka probleme, por çështja është se si ti zgjidhim këta probleme. Pikërisht për shkak të kësaj në hymë ë një proces të bisedimeve me Qeverinë për të gjetur burimet e këtyre problemeve dhe për të ofruar zgjidhje adekuate. KRD ka marrë vendim me të cilin kërkon prej mediave më të mëdha elektronike që të përcaktohen, faktikisht pronarët e mediave të përcaktohen të jenë pronar mediash, ose do të jenë bartës të funksioneve publike dhe ky afat skadon në fund të vitit.
Deri në fund të këtij muaji është caktuar dhe shpresojmë se ky vendim do të respektohet dhe pronarët e Tv Kanal 5 dhe Sitel do respektojnë vendimin e Këshillit për Radiodifuzion. Kjo është pozitive për shkak se ndërpritet konflikti i interesave mes politikës dhe interesave të biznesit” tha kreu i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani.
 
Sefer Tahiri, ligjërues në fakultetin e shkencave të komunikimit në UEJL mendon se raporti i KE-së për progresin e arritur gjatë vitit do të evidentohen vërejtjet të cilat janë më standarde për sistemin mediatik të Maqedonisë, vërejtje të cilat përsëriten çdo vit dhe të cilat institucionet i Maqedonisë nuk i marrin parasysh sa duhet dhe nuk përmirësojnë gjendjen e medias.
 
“Konkretisht vlerësoj se politizimi apo keqpërdorimi i medias për interesa politike dhe të biznesit do të evidentohet edhe në raportin e ri meqë Maqedonia në këtë drejtim nuk ka bërë asnjë hap para, e liderët e partive politike të vogla por që janë ekzistuese dhe funksionojnë edhe në parlament vazhdojnë të jenë pronar të mediave dhe kjo është në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian për sferën e medias. Kjo gjendje e vështirë duke marrë për ballë edhe gjendjen katastrofike në të cilët punojnë gazetarët vlerësojë se do të kontribuojë që të kemi një raport jot ë favorshëm, jo që është në të mirë të Maqedonisë dhe kritikat do të jenë evidente” tha Tahiri.
 
Se gjendja e mediave dhe lirisë së shprehjes është brengoswse flet edhe Petrit Saracini nga Shkollën e Lartë për Gazetari në Shkup.
 
“Gjendja e mediave është vërtetë brengosëse. nuk kemi përparim të dëshmuar në asnjë prej lëmive të cilat u cekën prej komunitetit mediatik, prej gazetarëve, redaktorëve, shkencëtareve mediatik si fusha problematike në sferën e medias. Problemet janë të shumta dhe kryesisht lidhen me lidhjet jo transparente mes politikës, biznesit udhëheqëseve të redaksive dhe pronarëve të mediave. viktima të këtyre lidhjeve jo transparente janë gazetarët dhe publiku” thekson Saracini.
 
Ndërkohë bashkëbiseduesit janë të mendimit  se miratimi i ligjit për dekriminalizimin e shpifjes nga ana e Qeverisë është e vetmja arsye e cila këtë vit mund të përshëndetet nga ana e Komisionit Evropian.
 
“Një hap tjetër shumë pozitiv që është bërë në këtë periudhë është çështja e dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit. Ju e dini se para disa ditëve qeveria miratoi ligjin për përgjegjësinë qytetare për shpifjen dhe ofendimin, ne si SHGM kemi marrë pjesë aktive në konceptimin e këtij ligji. Nuk themi që kemi bërë ligjin më të mirë që mund të ekzistoj në botë por është një bazë solide për të diskutuar dhe shpresoj se gjatë debatit publik që do të organizojmë ne si Shoqatë e Gazetarëve së bashku do të evidentojmë lëshimet apo dobësitë me qëllim që të propozojmë që teksti i ligjit të përmirësohet” tha Selmani.
 
“Ajo që mund të pritet në aspektin pozitiv është të përshëndetet apo të lavdërohet arritja e dekriminalizimit të shpifjes që u bë si marrëveshjes midis SHGM-së dhe Qeverisë së Maqedonisë, dhe vlerësoj se edhe ky fakt do të evidentohet megjithatë nuk besoj se KE-ja do të jep lavdërata sa i përket shumës apo nivelit të dënimit me gjoba sa i përket gazetarëve të ndryshme nëse fyejnë apo shpifin ndonjë informacion të caktuar për ndonjë personalitet apo subjekt të caktuar shoqëror” theksoi Tahiri.
 
“Shpresojmë që lëvizjet për të cilat ka paralajmërime kohëve të fundit siç është dekriminalizimi i shpifjes edhe disa intervenime tjera të legjislaturës do të kryejnë në bashkëpunim me komunitetin mediat do të reflektojnë edhe brengat dhe idetë e tij dhe sfera mediatike do të orientoj një hapërim përpara pas një ngecjes konstante dhe të vazhdueshme të cilën e jeton në këto vitet e fundit” u shpreh Saracini./Portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button