Zeqiri: Jo Aco Shopovin, por Migjenin, O si nuk kam një grusht të fortë!

Vazhdon diskutimi i Talat Xhaferit në seancën e Komisionit për punë dhe politikë sociale. Pas “fjalimit” me heshtje të koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, ai të shtunën citoi poezinë e Aco Shopovit.

“Nëse mban diçka të pathënë, diçka që të bezdisë dhe të djegë, gropose në një heshtje të thellë pasi heshtja vetë do ta thojë…” – ky ishte citimi i poezisë “Në heshtje” nga Aco Shopov.

Citimi i një shkrimtari maqedonas hasi në reagime të bujshme nga mediumet. 

Në pyetjen tonë se deri kur do të vazhdon diskutimi lidhur me këtë ligj, deputeti i RDK-së Izet Zeqiri,duke i dhënë përkrahje Talat Xhaferit në diskutimet e tij, dhe duke kritikuar qëndrimet e VMRO-së dhe LSDM-së të cilët e përkrahin këtë ligj, i bëri apel kolegut të tij i BDI-së që të shërbehet me poezinë e shkrimtarit të madh shqiptar, Migjenit.

“O, si nuk kam nji grusht të fortë, t`i bie mu në zemër malit që s`bëzanë, ta dijë edhe ai se ç’domethanë i dobët, n’agoni të përdihet si vigan i vramë”. Ky është fragment i poezisë “Recital malsorit” nga Migjeni, të cilën Izet Zeqiri nga RDK ia propozon Xhaferit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button