Qeveria ndërpren procedurën për projektin HEC Çebren dhe Galishte

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 14 shtator të vitit 2012 miratoi vendimin për ndërprerjen e procedurës për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet Cërna Reka dhe për pjesëmarrjen në partneritetin privat publik me SH.A. ELEM.

Në kumtesën thuhet se ndërprerja është bërë në mënyrë që të respektohet tërësisht parimi i përcjelljes së vazhdueshme të rregullativës së përcaktuar dhe trajtimi i barabartë i investuesve, lidhur me zhvillimin e procedurave të tenderit si dhe parimi i trajtimit të njëjtë të investuesve. 

Më tej thuhet se ky vendim është miratuar në bazë të analizës së hollësishme të ofertave të dorëzuara nga Konzorciumi kinez CËE&CTGPC si dhe nga kompania greke PPC, ndërsa në pajtim me nenin 74, paragrafi 3 i Ligjit për koncesione dhe lloje tjera të partneritetit publik privat (“Gazeta Zyrtare” nr. 07/09,139/08, 61/09 dhe 52/10) dhe neni 58 I Ligjit për koncesione dhe partneritet public privat (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 6/2012), për shkak se bie nevoja për mos zbatimin e procedurës si rezultat i rrethanave të cilat nuk ishin të njohura dhe as që mund të ishin të njohura në momentin e fillimit të procedurës.

 Në fakt, oferta e Konsorciumit kinez CËE&CTGPC nuk ishte ne pajtim me kushtet e përmendura në dokumentacionin e tenderit dhe e njëjta përmbante kërkesa të cilat ishin të papranueshme për Qeverinë. Midis këtyre kërkesave janë: blerja e garantuar e energjisë së prodhuar me çmimin e prëcaktuar paraprakisht, HEC Tikvesh të jetë I përfshirë në kompaninë e përbashkët me datën e efektivitetit të Marrëveshjes për koncesion, shkalla e garantuar e kthimit të investimeve (IRR) nga Qeveria e RM-së në kushtet e hidrologjisë së dobët.
Oferta e kompanisë PPC nga Turqia ishte në pajtim me kushtet e tenderit, mirëpo përqindja e ofruar e aksioneve në vlerë prej 28% të SH.A. ELEM në kompaninë e përbashkët është shumë i ulët dhe nga ky aspekt nuk ishte i pranueshëm.

Procedura e ardhshme për ndarjen e koncesionit të ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga HEC Crna reka dhe pjesëmarrja në partneritet publik privat me Sh.A. ELEN, në pajtim me ndryshimet e Ligjit për ujëra i cili hyri në fuqi me 01.01.2011 do të zbatohet nga ana e Ministrisë për Mjedisin Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button