Si ndryshon dhe çfarë pritet nga femra gjatë viteve

Çdo periudhë e jetës ka sfidat e veta, ndërsa nën ndikim të rrethanave karakteri njerëzor ndryshon, gjë që ndikon edhe në lidhjet e dashurisë. Si çdo njeri, gabimet mund të ndodh që ndonjëherë edhe t’i përsërisni, në fund të fundit, nga gabimet do të mësoni dhe ato do t’ju ndihmojnë të arrini pjekurinë. Por, duhet ta keni parasysh se vetë mosha ju lejon sjellje dhe veprime të caktuara.

Kur jemi te lidhjet e dashurisë, në vijim ju këshillojmë edhe në lidhje me atë të  cilën mund ta prisni nga meshkujt, gjatë periudhave të ndryshme të jetës.

Vitet e 20-ta

Gjatë  viteve të 20-ta ju lejohet që më shumë të argëtoheni, të njoftoni njerëz të rinj dhe gjithashtu, kjo është periudha kur e njoftoni edhe veten tuaj dhe të mësoni se çfarë dëshironi nga një lidhje. Prisni që t’ju thyhet zemra së paku një herë dhe sigurisht që nga kjo periudhë do të keni edhe ndonjë kujtim jo të mirë të cilin do ta mbani mend gjatë tërë jetës.

Por, ana pozitive e kësaj moshe është se vitet e 20-ta janë periudha më e mirë për ta gjetur partnerin e duhur. Tani filloni ta shihni realitetin ashtu siç është, por edhe meshkujt atëherë janë më të pjekur dhe mund të filloni një lidhje më serioze.

Vitet e 30-ta

Kjo është periudha kur femrat që janë single i kap paniku. Por jo vetëm për arsye se janë single. Gjatë kësaj periudhe të jetës filloni ta analizoni më mirë jetën e juaj profesionale dhe mund të përjetoni krizë në këtë fushë, në qoftë se mendoni se nuk keni arritur mjaftueshëm sukses. Në qoftë se gjatë të 20-ve fillojmë të kuptojmë se çfarë duam, gjatë të 30-ve duhet që veç më ta kemi të qartë këtë gjë. Në qoftë se ende nuk jeni të sigurta se çfarë mashkulli dëshironi, atëherë ju ende nuk jeni pjekur mjaftueshëm.

Përveç kësaj, vitet e 30-ta nuk janë periudhë kur duhet ta humbisni kohën me meshkuj për të cilët e dini se nuk janë për ju. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe duhet ta kuptoni se nuk mund ta ndryshoni një mashkull.

Vitet e 40-ta

Gjatë viteve të 40-ta të gjitha leksionet duhet që t’i keni mësuar. Atëherë keni përvojën e nevojshme për t’u marrë me shumicën e situatave të cilat i hasni në jetë.
Në qoftë se jeni single gjatë kësaj periudhe, mos u frustroni. Lërini që disa punë vetë të vijnë në vend të vet. Shihni të njoftoni njerëz të rinj dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë në jetën e juaj private./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button