Fillojnë ethet e Ligës së Kampionëve

Në stadiumet evropiane të futbollit sot nisin takimet e ekipeve më të mira të kontinentit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Për titullin e këtij viti, bastoret favorizojnë klubet spanjolle, Barcelonën dhe Real Madridin.

Mbrojtësi aktual i titullit, Çelsi, do të luajë në Grupin E me Juventusin.

Faza e takimit të grupeve do të zgjasë deri më 4 dhe 5 dhjetor. Finalja është planifikuar për 25 maj të vitit të ardhshëm, në Londër.

Për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, klubet do të marrin nga 8.6 milionë euro – çfarë do të thotë 1.4 milion euro më shumë se në sezonin e kaluar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button