Vazhdon seanca për ligjin e branitellave

Vazhdon seanca e Komisionit për punë dhe politikë sociale për propozim ligjin për branitellat.
Po ashtu sot seancë do të mbajnë edhe komisionet kuvendore për arsim, shkencë dhe sport, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për financim dhe buxhet, për mbrojtje dhe siguri, si dhe Komisioni legjislativ – juridik.

Komisioni për arsim, shkencë dhe sport në rend dite e ka propozimligjin për plotësimin e ligjit për arsimin e lartë, në lexim të dytë, ndërsa Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave ka propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural me procedurë të shkurtër, si dhe ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shëndetësi veterinere, në leximin e dytë.

Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet duhet të debatojnë për propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjit për taksa komunale dhe për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë, të dyja në lexim e dytë. Propozimi në rend dite është plotësuar me propozim ligj për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë në bazë të fitimit, tatimit personal të të ardhurave dhe obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitim të përhershëm në NP HM “Infrastruktura” Shkup, në lexim të parë.

Komisioni për mbrojtje dhe siguri do të debatojë për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për polici, në lexim të dytë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button