Kaka meriton më shumë

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, e ka kritikuar Real Madridin për mënyrën se si po e trajtojnë Kakan duke thënë se bashkëkombësi i tij do të vlerësohej më tepër në Camp Nou.

Mesfushori brazilian nuk e ka gjetur veten në Santiago Bernabeu që kur u transferua në vitin 2009, ndërsa Alves mendon se ai duhet të largohet nga Los Blancos.

“Po të isha Kaka, unë do të isha larguar qëmoti nga Real Madridi”.

“Sepse në jetën time mua më pëlqen të luaj futboll dhe nëse ma merrni atë dashuri, atëherë më humb kuptimi i jetës. Jam i pikëlluar sepse e admiroj Kakan dhe nuk do të më pëlqente ta përjetoja atë që po i ndodh atij”.

“Ai ka arritur aty ku shumë pak kanë arritur – të bëhet më i miri në botë, ndërsa tash nuk e respektojnë pronarët. Mendoj se ai nuk do të kalonte nëpër këtë situatë te Barcelona”, ka thënë Alves përEsporte Interactivo. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button